EDICIONI I SHTATË I MANIFESTIMIT “100 MIJË POETË PËR NDRYSHIM”, MYSAFIR SPECIAL EDHE FAHRUDIN SHEHU NGA KOSOVA

525
0
SHPËRNDAJE

Në kafe-barin “Selekt” në Strumicë sonte në orën 20 do të hapet manifestimi i shtatë ndërkombëtar “100 mijë poetë për ndryshim”. Kjo është pjesë e manifestimit global “100 Thousand Poets for Change” i cili çdo vit po mbahet në qindra qytete në botë, me më shumë se 500 ngjarje të paralajmëruara.

Republika e Maqedonisë që nga fillimi është është e përfshirë në këtë manifestim. Lëvizja globale “100 mijë poetë për ndryshim”, e realizon edicionin e shtatë në bashkëpunim me shoqatën “Kontekst – Strumicë”. Krahas poetëve nga Maqedonia të cilët janë të përfaqësuar në antologjinë që çdo vit botohet në suaza të programit, do të marrin pjesë edhe poetë specialë-mysafirë: Fahredin Shehu nga Kosova, i cili është nominuar për Çmimin Pulicer për literaturë për vitin 2018, Vilijam S. Piters dhe Margaret Sejn nga SHBA, Sotirios Pastakas nga Greqia, Ivan Hristov nga Bullgaria dhe tetë poetë nga Serbia në mesin e të cilëve janë Stefan Mitiq dhe Nemanja Stojkoviq Bleki.

Manifestimi do të fillojë në orën 20 me hapjen e ekspozitës së pllakatave nga disenjerë të cilët janë pjesë e konkursit ku çdo vit është pjesë e programit, ndërsa pastaj do të promovohet antologjia me poezi në të cilën janë përfaqësuar më shumë se 60 autorë të cilët kanë marrë pjesë në konkursin e publikuar paraprak.

“Temat të cilat janë inspirimi më i shpeshtë për autorët dhe poetët të cilët marrin pjesë në manifestim përpunojnë probleme të lidhura me jetën shoqërore dhe sociale, paqen, mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbrojtjen e planetit Tokë. Probleme të lidhura me ngrohjen globale, me grupet e rrezikuara sociale. Përmes këtij projekti do të shqyrtohet nëse poezia është mjaft e fuqishme për të filluar ndryshime pozitive në shtetet, ndryshime në mënyrën e të menduarit, në marrëdhëniet mes njerëzve”, kumtoi shoqata “Kontekst – Strumicë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU