“WILL&GRACE” VË HUMORIN NË REND TË PARË

586
0
SHPËRNDAJE

Will, Grace, Karen dhe Jack kthehen në komedinë televizive “Will & Grace” këtë javë

Më të vjetër, por jo edhe më të mençur, Will, Grace, Karen dhe Jack kthehen në komedinë televizive “Will & Grace” këtë javë, duke synuar që prapë të testojnë kufijtë shoqërorë dhe politikë, por kryesisht për të bërë audiencën të qeshë.

Me aktorët Eric McCormack, Debra Messing, Sean Hayes, dhe Megan Mullally, ripërtëritja me 16-episoda nis në NBC, 11 vite pasi që seria u ndërpre së transmetuari.

Me ngjarjen në vitin 2017, në seri paraqiten Will dhe disenjatorja e interierit Grace që kthehen të jetojnë sërish bashkë në të njëjtën banesë pas prishjes së martesave të tyre respektivisht. Miku pompoz homoseksual Jack dhe pasanikja që pi Martini, Karen, jetojnë matanë korridorit.

“Ne nuk duhet të jemi këtu” tha McCormack. “Nuk duhet të bëni një version të ri të plotë kur nuk keni nevojë. E dini, vetëm nëse kjo është “It’s a Wonderful Life” dhe engjëlli zbret poshtë dhe thotë e keni edhe një rast. Çdo gjë lidhur me këtë është lëng mishi. Është ndihmesë e dytë për desertin.”

Seriia e viteve 1998-2006 që fitoi Emmy u shqua për sjelljen bashkë të femrave dhe meshkujve homoseksualë në kulturën kryesore shumë kohë para se të miratohej ligji për martesat midis gjinisë së njëjtë në SHBA në vitin 2015./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU