Rriten çmimet e derivateve të naftës

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,57% në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara në përputhje me vendimin e datës 23.11.2020.

“Vendimi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës është rezultat i rritjes së çmimeve të bursës të naftës së papërpunuar dhe të produkteve të naftës. Rritja në bursat botërore të çmimeve referente të naftës së papërpunuar dhe të derivateve të naftës, bëhet për shkak të disa faktorëve, edhe atë: optimizmi, të cilin e shkaktoi informata për fillimin e vaksinimit masovik, kthimi në normalitet i sektorit industrial në Evropë, që prapë shkaktoi rritjen e kërkesës, ndërsa nga ana tjetër kemi edhe faktorin e tretë që është strategjia e ardhshme e padefinuar e prodhimit në vendet e OPEK-t dhe të koalicionit, që rezultoi me reduktimin e rezervave të naftës së papërpunuar nga fillimi i pandemisë”,  deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.