AKTORJA DEKLARON SE VUAN NGA KANCERI I GJIRIT

452
0
SHPËRNDAJE

Julia Louis-Dreyfus ka deklaruar se vuan nga kanceri i gjirit

Ylli i serisë “Veep” gjuajti fjalë edhe drejt presidentit Donald Trump dhe Kongresit gjatë lajmërimit për sëmundjen e saj.

Julia postoi: “1 në 8 femra kanë kancer në gji. Sot unë jam një nga to”.

Ajo shtoi: “Lajmi i mirë është se kam një grup madhështor mbështetës dhe përkujdesës të familjes dhe miqëve”, shkruan rtv21.tv.

56 vjeçarja nuk bëri të ditur se në cilën shkallë të kancerit është, apo nëse doktorët e kanë zbuluar në shkallë të hershme.

Ajo me këtë rast sulmoi dhe sistemin përkujdesës, duke thënë se jo të gjitha femrat kanë benefitet e saj./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU