Bajden do at emërojë Xhen Psakin për zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë

TË FUNDIT

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Xho Bajden, planifikon ta emërojë Xhen Psakin për zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë në administratën e tij, theksohet në kumtesën e publikuar në ueb faqja zyrtare e demokratit.

Psaki ishte përfaqësuese zyrtare e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të shtetit në administratën e presidentit Barak Obama. Ajo tani është këshitare në ekipin kalimtar të Bajdenit.

Bajden paralajmëroi se do ta emërojë Kejt Bedingfild për drejtoreshë për komunikime në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte zëvendësdrejtoreshë e fushatës së demokratit, por, gjithashtu edhe drejtoreshë për komunikime në shtabin e përgjithshëm. Shefi për komunikime në Shtëpinë e Bardhë e kontrollon tërë politikën e komunikimit publik të administratës amerikane.

“Jam krenar që njofton se për herë të parë ekipi kyç për marrëdhënie me mediumet në Shtëpinë e Bardhë do të përbëhet vetëm nga gra”, theksoi presidenti i sapozgjedhur.

Karin Zhan-Pjer do të jetë zëvendës zëdhënësja e parë e Shtëpisë së Bardhë. Nënpresidentja e parë e SHBA-së Kamalla Haris zyrtarisht do të prezantohet nga Simon Sanders dhe Eshli Etjen. Paraprakisht Sanders de Zhan Pjer ishin këshilltarë të lartë në fushatën e Bajdenit. Zonja  e parë e SHBA-së, Xhil Bajden do t’i kontrollojë marrëdhëniet me gazetarët së bashku me Elizabet Aleksandar.