FILLON EDICIONI I 42-të I FESTIVALIT TEATRI I RI I HAPUR

659
0
SHPËRNDAJE

Tetëmbëdhjetë shfaqje janë në programin e festivalit të 42-të Teatri i Ri i Hapur (TRH) i cili do të mbahet prej sot deri më 4 tetor.

Sipas programit të paralajmëruar, në festival do të shfaqen shfaqjet nga teatrot vendore dhe nga teatrot nga Lubjana, Rjeka, Zenica, Zagrebi, Krakovi, si dhe nga Spanja dhe Holanda.

Shfaqjet do të shfaqen prej orës 18, 20 dhe 22, në skenën e Qendrës Kulturore të Maqedonisë, si dhe në Teatrin Popullor të Maqedonisë, Teatrin e Komedisë, Kinemanë Kultura, Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Qendrën Teatrore për Fëmijë dhe Stacioni i Vogël.

Biletat janë në shitje në biletarinë e Qendrës Kulturore për të Rinj me çmim të shfaqjes 200 dhe 250 denarë deri në fillim të festivalit, ndërsa prej nesër do të jetë më i lartë, gjegjësisht 300 dhe 350 denarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU