NDRYSHIMET LIGJORE PËR TË FALIMENTUARIT, BEKTESHI PREMTON FORCIM TË KAPACITETEVE

664
0
SHPËRNDAJE

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për implementimin e kornizave ligjore për falimentim dhe likuidim të kompanive Ministria e ekonomisë i ndjek rregullisht aktivitetet edukative dhe komunikative të projektit. Ministri Kreshnik Bekteshi është i bindur se këto aktivitete do të jenë profitabile jo vetëm për Ministrinë e ekonomisë por edhe për gjithë sektorin e biznesit. Edhe euroambasadori Samuel Zbogar shprehet optimist në lidhje me punën e ministrisë së ekonomisë. Këto aktivitete u promovuan gjatë Konferencës  së parë Ndërkombëtare në kuadër të projektit  “Forcimi i Kapacitetit Administrativ për  Zbatimin e Kornizës Ligjore për Falimentimin dhe Likuidimin e kompanive tregtare”, projekt i cili është organizuar brenda kornizave të IPA projektit, i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Për këtë qëllim do të formohet një grup i veçantë  pune për të shqyrtuar rekomandimet e projektit që do të forconin kapacitetet administrative dhe ato të biznesit për të përmirësuar kornizën ligjore për falimentim, ku do marrin pjesë edhe institucionet që zbatojnë këtë kornizë dhe prej tyre do të priten propozime të reja për këto zgjidhje ligjore”, u shpreh Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU