Princi dhe princesha suedeze infektohen me koronavirus

TË FUNDIT

Princi suedez, Karl Filip dhe bashkëshortja e tij princesha Sofja janë pozitivë në Kovid-19, kumtoi sot familja mbretërore suedeze.

Ata ndjehen mirë, thuhet në kumtesë dhe shtohet se gjatë ditës do të testohen edhe mbreti Karl XIV Gustaf, mbretëresha Silvia, motra më e madhe e princit dhe trashëgimtarja e fronit Viktoria dhe bashkëshorti i saj princi Daniel.

Princi Karl Filip është i katërti në radhë për fronin mbretëror suedez.