SHYHRETE BEHLULI: MA KANË PARË SHERRIN FAMILJA

740
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shumë e mirënjohur Shyhrete Behluli ishte pjesë e emisionit të sotëm 1 Kafe prej Shpisë në RTV21

Gjatë intervistës këngëtarja deklaroi se nuk i pengonin shkrimet e portaleve për të, mirëpo asaj “ia kanë parë sherrin” familja, pasi përveç saj tani po shkruhet shumë edhe për familjen e saj.

Behluli tregoi se në të kaluarën para rrjeteve sociale ka qenë më ndryshe, pasi me të gjitha përballohej ajo vetë, e familja në anën tjetër ka qenë e qetë, shkruan rtv21.tv.

Sipas saj në këto kohë as familja nuk ka se si u shmanget këtyre shkrimeve, por që është një gjë pozitive pasi nuk ka ndonjë skandal që mund të shkruhet rreth familjes së saj./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU