PSG-ja NDALET NGA MONTPELLIERI

569
0
SHPËRNDAJE

Paris Saint-Germain nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë, në udhëtimin te skuadra e Montpellier-it.

Neymar, Di Maria dhe Pastore, nuk u paraqitën për shkak të lëndimeve, dhe ata rezultuan të jenë mungesa të mëdha për ‘Parisienët’, të cilët nuk arritën të gjejnë golin e fitores, duke bërë që kjo ndeshje të përfundonte me rezultat 0-0.

Edhe përkundër barazimit, PSG-ja vazhdon të kryesojë renditjen e Ligue 1, me 19 pikë pas shtatë ndeshjeve, por me vetëm një pikë më shumë se kampioni aktual, Monaco. Në anën tjetër, Montpellier ka grumbulluar tetë pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU