Pandemia e Kovid-19 – “Stuhi e përsosur” për operacione të huaja të ndikimit

TË FUNDIT

Përhapja e dezinformatave me motive gjeopolitike lidhur me Kovid-19 nga ana e aktorëve të huaj shtetërorë në hapësirën informative në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin e politikave përkatëse për uljen e ndikimit të tyre dhe përforcimin e rezistencës te gazetarët, mediat, organizatat civile dhe aktorët e tjerë relevantë në organizim të asociacionit civil Estima të titulluar “Pandemia e Kovid-19 – Stuhi e përsosur për operacione të huaja të ndikimit”.

Në ngjarje, siç kumtuan nga organizata, që u zhvillua sipas rregullave të Çetam haus fjalime hyrëse kanë pasur Endru Mofat, këshilltar politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Zoran Popov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Plamen Tonçev, udhëheqës në repartin për Azi në Institutin për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare nga Athina dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis nga Shkupi dhe ekspert për media dhe komunikime. Pjesëmarrësit e tjerë në ngjarje ishin përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, organizatave civile, deputetë, sekretarë ndërkombëtarë të partive politike, përfaqësues të komunitetit akademik etj.

Në panel diskutim është diskutuar për trendet evropiane dhe globale lidhur me operacionet e huaja për ndikim, vërshimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, çmimin potencial që e paguajmë dhe masat për ngritjen e nivelit të edukimit mediatik si lidhje kryesore në zinxhirin për përforcim të rezistencës ndaj ndikimeve të huaja të dëmshme.

Në pjesën hyrëse është promovuar edhe hulumtimi “Operacionet e huaja për ndikim: Analizë të Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut”, që paraqet përpjekje pioniere që të analizohen narrativët e huaja në mediat tradicionale dhe sociale, gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut.