OKB, ZAEV OPTIMIST PËR EMRIN, NIMIC TANI KONTESTON GJUHËN DHE SHTETËSINË

722
0
SHPËRNDAJE

Qëllimi kryesor i Qeverisë së re të Maqedonisë, është zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin kushtetues të Maqedonisë. Kryeministri, Zaev në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, theksoi se duhet të shfrytëzohet momenti dhe të zgjidhet problemi dypalësh, gjë që do të ishte në interes të së ardhmes së përbashkët së të dyja vendeve. Zaev tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe sjellja miqësore është një rrugë dykahëshe dhe se  Maqedonia shpreson në vullnetin pozitiv të fqinjëve.

“I vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesit personal të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Z. Metju Nimic. Besoj se ekziston ndonjë mënyrë për tu tejkaluar problemi të cilën Greqia e ka me emrin tonë kushtetues. Për ndryshim, të mundohemi t’i qasemi nga një këndvështrim pozitiv”, tha Zoran Zaevm Kryeministër i Maqedonisë.

Por, përderisa kryeministri i Maqedonisë paralajmëron se angazhohen për zgjidhjen e kontestit të emrit, pala greke nëpërmjet ministrit të jashtëm, Nikos Koxijas, thotë se kontesti i emrit përmban 4 pjesë thelbësore. Koxijas për agjencinë greke APE thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për emrin dhe përdorimin e emrit të shtetit, por edhe për gjuhën dhe shtetësinë.

“Kontesti i emrit ka katër pjesë thelbësore: emri dhe përdorimi i emrit – të dy çështjet që janë  nën kompetenca të Nimicit që duhet të zgjidhet me negociata. Sa i takon gjuhës dhe nënshtetësisë,  pala greke në bashkëpunim me profesorë universitarë, po përgatit listë për regjistrimin e tyre, ndërsa çështja e fundit janë shkurtesat. Mënyra e vetme për gjetjen e zgjedhjes është një pako negociatash por edhe vullnet i dukshëm nga Shkupi për t’i larguar disa simbole irredentiste duke ofruar shpresë se kjo mund të zbatohet”, tha Nikos Koxijas, shef i diplomacisë greke.

Në fjalimin para të pranishmëve, Zaev tha se Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë politike nëpërmjet bashkimit të qytetarëve rreth vlerave të përbashkëta. Në fund të fjalimit ai theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të punojë me të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

 

Përgatiti: Antonio Krstevski

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU