Presidenti i Meksikës përsëri refuzoi ta urojë Bajdenin

TË FUNDIT

Presidenti meksikan Andres Mauel Lopez Obrador sot përsëri refuzoi ta urojë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Xho Bajden për fitoren në zgjedhje, duke përsëritur qëndrimin e tij paraprak se këtë do ta bëjë kur të përfundojë procesi zgjedhor në SHBA.

Obrador sqaroi se nuk ka asgjë kundër cilitdo kandidat ose partie politike të cilët marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, por se nuk dëshiron të urojë derisa të përfundojë procesi zgjedhor.

“Çka është më mirë? Të presim”, tha Obrador