MARCELO NJË MUAJ JASHTË

604
0
SHPËRNDAJE

Real Madridi ka mbetur pa mbrojtësin e krahut të majtë

Sikur të mos mjaftonte forma e dobët në këtë fillim sezoni për Real Madridin, por tani trajneri Zinedine Zidane po përballet edhe me lëndime të lojtarëve kyç.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo është lënduar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Betisit të cilën ‘Los Blancos’ e humbën 0:1 dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai do të qëndrojë jashtë fushave prej tre deri në katër javë.

Përveç Marcelos, Zidane nuk ka në dispozicion as Karim Benzeman, Mateo Kovaçiç, Jesus Vallejo dhe Theo Hernandez, të gjithë këta të lënduar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU