Carovska: Në shkolla nuk ka përhapje të virusit, pushimi i parakohshëm është propozim i paargumentuar i opozitës

TË FUNDIT

Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa sërish do të fillojë më 21 janar të vitit 2021. Pushimi i parakohshëm dimëror nuk është i nevojshëm sepse në shkolla nuk ka përhapje të virusit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjet për propozimin e opozitës që pushimi të fillojë më herët.

Carovska tha se nuk ka dëgjuar argumente nga opozita me të cilat ai propozim do të ishte i arsyeshëm, duke cekur se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar në mësimin me prani fizike në tërë shtetin është më i vogël se 1 për qind.

“për momentin nxënës aktivë me prani fizike janë 79, që është 0,06 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, dhe 148 mësimdhënës deri dje, që është më pak se 1 për qind e numrit të përgjithshëm të mësimdhënës në shtetin tonë. Këto janë fakte të cilat flasin se përhapja interne e virusit në shkolla nuk ka, se sistemi arsimor është stabil dhe shkollat i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Mu prandaj vazhdojmë ta zbatojmë Planin nga Qeveria për vitin shkollor 2020/2021, sipas të cilit gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 21 janar, ndërsa në fund të vitit do të përfundojë gjysmëvjetori i parë”, tha Carovska në konferencën për shtyp kushtuar buxhetit për arsimin për vitin 2021.

Procesi dhe sistemi arsimor është mbipartiak, bëhet fjalë për të gjithë fëmijët – edhe fëmijët e tyre edhe fëmijët tanë, tha ministrja. Theksoi se çdoherë është e gatshme për diskutim me opozitën dhe me të gjithë që kanë qëndrim tjetër, nëse ato bazohen në argumente dhe fakte të rëndësishme në mënyrë që të sillet vendim tjetër, por se argumente dhe fakte të tilla nuk ka marrë nga opozita./MIA