Armata e Azerbajxhanit ka hyrë në zonën e dytë nga tri zonat të cilat i dorëzoi Armenia

TË FUNDIT

Azerbajxhani bëri të ditur se forcat azerbajxhanase  kanë hyrë në zonën e dytë nga tri zonat që duhet të dorëzohen nga Armenia si pjesë e marrëveshjes për përfundimin e konfliktit shumëjavësh rreth rajonit të Nagorno Karabahut.

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se “njësitet e armatës azerbajxhanase kanë hyrë në rajonin Kalbajar më 25 nëntor” si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar këtë muaj nga Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia.

I locuar midis rajonit kontestues të Nagorno Karabaut dhe territorit armen, Kalbajari fillimisht duhet të dorëzohet më 15 nëntor, por afatin përfundimtar Azerbejxhani e shtyu për arsye humanitare.

Armenia u pajtua të dorëzojë tre zona rreth Karabahut – Agdam, Kalbajar dhe Laçin – si pjesë e marrëveshjes me të cilën iu dha fund ofensivës azerbajxhanase që ndërmori pjesë të territoreve të humbura në luftën në vitet e 90-ta. Agdami ishte dorëzuar më 20 nëntor, ndërsa Laçini do të dorëzohet më 1 dhjetor.