SHQETËSIME PËR SIGURINË E MANIFESTIMIT SPORTIV NË KORENË JUGORE

439
0
SHPËRNDAJE

Ne prag të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë Jugore

Kryetar i Komiteti organizativ Koresë së Jugut për Olimpiadën Dimërore 2018 Pyeong Chang ka deklaruar sot se po monitoron nga afër situatën aktuale gjeopolitike, duke shtuar se siguria e zhvillimit të këtij manifestimi sportiv është ndër përparësitë kryesore.

Kjo deklaratë erdhi pas njoftimit nga Parisi e ministres franceze të sporteve Laura Flessel se ekipi i olimpik francez nuk do të udhëtojë për në këto Lojëra Dimërore 2018 në Korenë e Jugut nëse siguria e tij nuk mund të garantohet, në rrethanat shkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve nga Koreja e Veriut.

Lojërat e 2018 do të mbahen prej 9 e deri 25 shkurt në Pyeong-çang, vetëm 80 km nga zona e çmilitarizuar midis Veriut dhe Koresë së Jugut, që cilësohet si zonë më e militarizuar në botë ndërkohë që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka thënë se nuk ka ndonjë plan B për këto Lojëra dimërore./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU