FILMI “AMOK” FITUES I ÇMIMIT KRYESOR NË FESTIVALIN NË ITALI

493
0
SHPËRNDAJE

Filmi “Amok” i regjisorit dhe skenaristit Vardan Torzija e fitoi çmimin kryesor “Feneri i artë 2017” në Festivalin filmik në Otranto, Itali.

“Në veprën e tij të parë, regjisori me masë subtile dhe emocione të fuqishme rrëfen tregim për vuajtje dhe urrejtje, përmes rrëzimit të një engjëlli rebel në fundin e gjithë gjeneratës së re. I rëndë, i sëmurë, përplot me mavijosje, i dhunshëm, por edhe film i fuqishëm, ku drita depërton vetëm përmes një prerje të ngushtë të spirales. Por, kjo spirale është ajo e cila mund ta kalojë ardhmërinë”, thuhet në deklaratën e jurisë profesionale të Filmit.

Rolet kryesore i interpretojnë Martin Gjorgoski, Deniz Abdulla dhe Nikolla Ristanovski. Nga ekipi tjetër i aktorëve luajnë Adem Karaga, Sara Klimoska, Lupço Todorovski, Goran Stojanovski, Igor Stojçevski, Boris Damovski, Marija Kondovska, Risto Burazdenov, Martin Zhivkovski dhe të tjerë.

Grimi dhe maskat janë të Goran Ignjatovskit, kostumografe është Zhaklina Kërstevska, disenjator i zërit Igor Popovski, ndërsa muzikën e ka punuar Aleksandar Pejovski. Skenografia është vepër e Kirill Spaseskit dhe Natasha Dimitrievskës, drejtor i fotografisë është Vlladimir Samoillovski, montazhier Atanas Gjeorgiev, kastingun e realizoi Kirjana Nikollovska. Producent i filmit është Ognen Antov.

Producent i filmit nga Maqedonia është Drim Fektori, bashkë-producent është Red helicopter nga Shqipëria. Filmi është mbështetur financiarisht edhe nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë dhe SEE Cinema network.

Krahas çmimit në Itali, filmi “Amok” e fitoi edhe FIPRESCI çmimin e jurisë në PRIFEST-in e sivjetmë në Prishtinë dhe çmimin kryesor në festivalin e filmit në Kitzbil, Austri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU