QEVERIA E TASHME KRITIKON TË KALUARËN, €130 MILION JANË HARXHUAR PËR TËRHEQJEN E INVESTITORËVE

583
0
SHPËRNDAJE

Nga viti 2007 deri në maj të vitit 2017 Qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE për tërheqjen e investitorëve të huaj ka shpenzuar mbi 130 milion euro theksoi , zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Sipas tij 31 milion euro janë shpenzuar vetëm për reklama në mediat e huaja dhe 12,5 milion euro për ato vendore. Boshnjakovski shtoi se këto shpenzime lënëhapësirë për analizë dhe hetim.

“Qeveria e mëparshme e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar mbi 31 milion euro për reklama në mediat e huaja. Kjo Qeveri e Nikolla Gruevskit gjithashtu mediave vendore u ka paguar 12,5 milion euro. Pyesim, pse u është paguar miliona euro mediave vendore,në çfarë mënyre mediat maqedonase kanë mundur të tërheqin investitorë, çfarë u është paguar mediave maqedonase në shumë prej 12,5 milion euro”, u shpreh Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Sipas Boshnjakovskit kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski dhe ministrat tërheqjen e investitorëve gjatë udhëtimeve kanë shpenzuar 5,6 milion euro, para të qytetarëve, ndërsa promotorët ekonomik I kanë kushtuar Maqedonisë, 12,5 milion euro.

Boshnjakovski më tej shton se ministrat e mëparshëm për tërheqjen e investitorëve të huaj kanë shfrytëzuar edhe benifite tjera jashtë pagës, bëhet fjalë për shpenzimin e 2,8 milion eurove.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se ky është një manipulim nga ana e “Qeverisë Zaev” e cila po tregon të pavërteta.

“Me këtë konferencë e lëshuan Mile Boshnjakovskin që të turpërohet në emër të tyre. Kanë vendosur gjithçka në një vend, edhe për promovimin e turizmit edhe për pagat e të punësuarve edhe për infrastrukturën dhe për gjithçka tjetër vetëm e vetëm t’i fryjnë numrat që ta manipulojnë opinionin. Në qoftë se do të ishin të bindur Zaev, Angjushev dhe Tevdovski se kanë çfardo rezultati vet do të dilnin që t’i mbanin këto pres konferenca apsurde”, tha Hristijan Delev, nga VMRO-DPMNE.

Sot ishte pjesa e dytë nga prezantimi i shpenzimeve që ka bërë Qeveria paraprake gjatë 10 viteve të fundit . Në prezantimin e parë zëdhënësi i qeverisë kumtoi se Maqedonia për tërheqjen e investitorëve të huaj ka ndarë 225 milion euro, për hyrjen e 25 kompanive të huaja të cilat kanë punësuar 20 mijë persona.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU