MICROSOFT EDGE KA 330 MILIONË PËRDORUES

400
0
SHPËRNDAJE

Microsoft nuk e ka humbur numrin e përdoruesve të shfletuesit të tij të ri të internetit – Edge

Sipas të dhënave të paraqitura nga shefi dhe përgjegjësi për Microsoft Edge, Charles Morris ky shfletues përdoret nga më shumë se 330 milionë njerëz.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar kur përdoreshin vetëm rreth 150 milionë përdorues, hyrja e 180 milionë përdoruesve të rinj brenda një viti nuk është e papërfillshme, pasi që më shumë se 500 milionë pajisje që operojnë me Windows 10 janë aktualisht aktive dhe mbi 60% e përdoruesve përdorin shfletuesin Edge.

Shfletuesi Edge, i cili erdhi në korrik 2015 së bashku me Windows 10 si një zëvendësim për Internet Explorer, është ekskluzivisht i disponueshëm vetëm për Windows 10.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU