BARKAT VETË-NGASËSE, GARA E ARDHSHME NË TEKNOLOGJINË E TRANSPORTIT

437
0
SHPËRNDAJE

Barkës akoma i duhet pak mbikëqyrje nga njeriu

Në ujërat e trazuar të limanit të Bostonit, kjo barkë eksperimentale ka kaluar verën duke ndjekur anijet dhe anije-cisternat e mëdha.Është e pajisur me sensorë dhe softuer për vetë-drejtim, si dhe i ka të shkruara fjalët “Barkë pa njeri” përgjatë kiçit të saj nga alumini.

Barkës akoma i duhet pak mbikëqyrje nga njeriu: një person në timon dhe tjetri me një laptop që mbikëqyr nga doku i afërt.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, disa nga firmat më të mëdha detare janë zotuar se do t’i kenë anijet e tyre pa kapiten dhe ekuipazh – bile jo në anije.

E nxitur pjesërisht nga gara e industrisë së veturave për të ndërtuar vetura pa shofer, novatorët e marinës po shfrytëzojnë përparësinë e zbulimeve teknologjike, pranimin më të gjerë nga publiku të inteligjencës artificiale dhe trafikut dukshëm më të pakët sesa në tokë.

“Ne mendojmë se teknologjia autonome për hapësirën detare do të adoptohet më shpejt sesa teknologjia autonome në rrugë” thotë Michael G. Johnson, kryeshef ekzekutiv i kompanisë fillestare Sea Machines Robotics, me selinë kantierin e anijeve në lindje të Bostonit që dikur është shfrytëzuar për të ndërtuar anijet e fuqishme të fjalës së fundit nga druri të shek XIX.

Johnson planifikon t’ua shesë sistemin autonom të kontrollit që po teston kompanive që pastrojnë derdhjet e naftës dhe punë të tjera të vështira në ujë, duke shpresuar se do të nisë një epokë të re të novacioneve komerciale detare që mund të kalojnë zhvillimin e veturave dhe kamionëve vetë-ngasës.

“Mjedisi i oqeaneve është domen i përsosur për autonomi” thotë ai.
“Ka hapësira të gjera për veprim, ka shpejtësi relativisht më të ulëta kur krahasohen me veturat dhe shumë jetë civilësh që mund të të dalin përpara.”/21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU