Filipçe: Punonjësit shëndetësorë janë të rraskapitur por nuk dorëzohen, t’i mbështesim

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje, pas mbledhjes së 10-të të Këshillit të Sigurisë theksoi se tani është periudha më e rëndë në përballjen me virusin korona, ndërsa punonjësit shëndetësorë janë në presion të madh, por nuk dorëzohen.

“Gjithkund janë zbatuar masat e njëjta. Më pak ose më shumë, ato janë modifikime të parimeve të njëjta të parandalimit të përhapjes së virusit. Punonjësit shëndetësorë, veçanërisht në këtë periudhë, janë nën presion të madh. Një pjesë e madhe e tyre janë të lodhur por nuk dorëzohen. Ata edhe më tutje punojnë me sakrifica dhe edhe me entuziazëm më të madh po përfshihen edhe në repartet e reja – pjesë të spitaleve të cilat tani i planifikojmë që në periudhën e ardhshme të bëhen qendra të kovidit”, potencoi Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta respektojnë punën e punonjësve shëndetësorë dhe të respektojnë masat për mbrojtje.