THELLOHET VARFËRIA, ÇDO I PESTI PUNËTOR NË VEND ËSHTË I VARFËR

632
0
SHPËRNDAJE

 

Jo vetëm të papunësuarit, por edhe një pjesë e madhe e personave që janë në marrëdhënie pune, në lëkurë të tyre e ndjejnë varfërinë. Të dhënat flasin se pothuajse 9% e të punësuarve në Maqedoni jetojnë në varfëri, shprehet ministrja për punë dhe politikë sociale MillaCarvoska. Si një ndër arsyet kryesore për këtë trend, ajo thekson ekonominë gri.

“Me rritjen e pagës minimale, të gjithë atë që janë në marrëdhënie të rregullt pune, do t’i nxjerrim pak nga varfëria. Duhet ta pengojnë ekonominë joformale në mënyrë që qytetarët të ndjehen të sigurt kur investojnë në fonde. Të dinë se mund të presin pension, të kenë sigurim shëndetësor, e jo të notojnë nëpër sistem apo të marrim vetëm pagë pa kompensim ligjor”, u shpreh Milla Carovska, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Organizatat joqeveritare dolën me një sërë propozim-masash me të cilat mendojnë ta përmirësojnë jetën e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Beneficione nga aspekti i subvencioneve për shtëpi, për transport, për arsim, shëndetësi dhe mjete që do të bëjnë të mundur të mos shpenzohen para nga buxheti shtëpiak”, tha Biljana Dukovska, Platforma Maqedonase kundër varfërisë.

Në pyetjen se a mund një i punësuar nëMaqedoni tëketë një jetë cilësore, qytetarët me qëndrime të ndryshme. Megjithatë, shumica janë të mendimit se klasa e mesme ka kohë që nuk ekziston. Por çfarë është ajo që paraqet luks për qytetarët?

“Për qytetarët e Maqedonisë, luks është të shkuarit në pushime, të jetojnë pak më mirë. Më herët ishte krejtësisht ndryshe.”

“Marr pagë 150 euro. Pushimi nuk vjen parasysh. Duhet të kemi pagë evropiane prej 500 eurosh nëmuaj për një person”, u shprehën disa qytetarë.

Përkundër uljes minimale të nivelit të varfërisë, megjithatë ajo përsëri mbetet e lartë, edhe atë 21.5%, gjë që tregon se çdo i pesti qytetar në vend është i varfër. Si e varfër konsiderohet njëfamilje 4 anëtarëshe e cila jeton me buxhet më të vogël se 12 mijë denarë në muaj. Për njëindivid, shuma është 7000 denarë. Sa për krahasim, shporta konsumatore minimale është 32 mijë denarë, kryesisht për ushqim, ndërsa pjesa tjetër për mjete higjienike, transport, barna, veshje dhe frekuentim tëmanifestimeve kulturore.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU