ELEM: Intervenim gjatë vetdjegies së vajit të turbinës në “Energjetikë”, nuk ka ndërprerje në furnizimin me rrymë dhe ngrohje qendrore

TË FUNDIT

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftoi se nuk ka ndërprerje në furnizimin me rrymë dhe ngrohje qendrore pasi gjatë procedurës së rregullt për pastrim të filtrit për vaj të turbogjeneratorit nr.1, sot në mëngjes në orën 8:15 ka pasur rrjedhje të vajit të turbinës dhe vetëdjegie në pjesën e ejektorëve në filialin Energjetikë SHA EMV.

Nga ELEM theksojnë se ka pasur intervenim gjatë vetdjegies së vajit të turbinës në “Energjetikë” dhe se po punohet në ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje të mëtutjeshme të turbogjeneratorit dhe pajisjeve të tjera nga pasoja të padëshiruara.

Gjatë procedurës së rregullt për pastrim të filtrit për vaj të turbogjeneratorit nr. 1 sot në mëngjes në orën 8:15 ka pasur rrjedhje të vajit të turbinës dhe vetëdjegie në pjesën e ejektorëve në filialin Energjetikë SHA EMV.

“Me intervenim të shpejtë të të punësuarve zjarri është lokalizuar, para arritjes së ekipeve zjarrfikëse nga rrethi i Hekuranës dhe të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu ngjarja është denoncuar edhe në MPB Shkup dhe SP Gazi Babë të cilët dolën në vendin e ngjarjes. Gjatë kësaj ngjarje dhe pas kësaj nuk kishte ndërprerje në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe nuk ka ndërprerje në furnizimin dhe shpërndarjen me energji të ngrohjes”, njoftojnë nga ELEM.

Përmes sistemit të SHA Energjetika EMV, me ngrohje qendrore furnizohen 3.700 shfrytëzues në lagjet Hekuranë, Autokomandë, Triangla, Maxhari dhe Hipodrom.