VW SUV T-ROC DEBUTON NË FRANKFURT

373
0
SHPËRNDAJE

Blerësit në Evropë mund të llogaritin në variantet benzinë dhe dizel

T-Roc është njëri nga modelet e krijuar në gamën e prodhuesit gjerman, i cili pritet të jetë aduti kryesor i shitjes së Volkswagen, sidomos në Evropë ku kërkimet për automjete crossover/SUV po rritet nga viti në vit.

Me gjatësi prej 4.234 mm, T-Roc është më i shkurtër se Tiguan për 252 mm. Bagazhi ka hapësirë 445 litra dhe mund të rritet deri në 1.290 litra.

T-Roc është i pajisur me sistem multimedial me ekran 6.5 inç dhe me pagesë ekstra mund të merret edhe ekrani më i madh prej 8 inçësh.

Kur bëhet fjalë për motorizim, blerësit në Evropë mund të llogaritin në variantet benzinë dhe dizel. Varianti benzinë bazike është 1.0 TSI me 115 kuaj fuqi, në kombinim me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive.

Modeli është i pranishëm edhe në versionin 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi, me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ose ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive. I pranishëm është edhe versioni benzinë 2.0 TSI me 190 kuaj fuqi.

Varianti dizel është 1.6 TDI me 115 kuaj fuqi, me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Përveç tij, në ofertë janë edhe dy njësi 2.0 TDI. Versioni më i dobët i këtij varianti disponon me 150 kuaj fuqi dhe blerësit mund të përzgjedhin ndërmjet ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi dhe ndërruesit automatik me shtatë shpejtësi.

Versioni më i fuqishëm 2.0 siguron 190 kuaj fuqi dhe vjen me ndërrues manual me shtatë shpejtësi.

Volkswagen T-Roc arrin në sallonet e shitjes kah fundi i vitit, kur edhe do të dihet çmimi këtij automobili.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU