HARADINAJ ZOTOHET PËR BARAZI GJINORE, SHPREH KEQARDHJE QË NË QEVERINË E KOSOVËS KA PAK FEMRA

428
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në lansimin e tryezës ”Komentari i Ligjit për Barazi Gjinore” tha se Kosova ngecë sa i përket barazisë gjinore, duke i përmendur edhe disa nga arsyet e ngecjeve.

“Rëndësia e barazisë gjinore do të jetë sfidë e gjatë për ne. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhur, mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovë. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyre janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazuar në normativën ligjore shprehi gatishmërinë time që të përkrahi femrën në barazinë gjinore, të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Edhe pse ka pak femra në Qeverinë e tij, kryeministri tha se kjo nuk e pengon që të trajtojë seriozisht temën e barazisë gjinore.

“Kam ardhur të shprehi zotimin tim dhe të Qeverisë që udhëheq se do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe barazisë gjinore. Shpreh keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të kabinetit tim me femra, mirëpo kjo nuk më pengon që të vazhdoj ta trajtoj këtë temë me seriozitetin më të madh”, ka përfunduar Haradinaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU