“TURQIA, E GATSHME PËR TË MBËSHTETUR KOSOVËN NË TË GJITHA FUSHAT”

357
0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Limaj takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e Qeverisë dhe për detyrën e zëvendëskryeministrit Limaj.

Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU