HAPET KONKURSI PËR PROKUROR PUBLIK

465
0
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të konkursit për  prokuror publik nga Kuvendi i Maqedonisë, ka filluar të rrjedh afati i aplikimit për zëvendësin e ish prokurorit Marko Zvërlevskit .“Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet të parapara me Nenin 44 të paragrafit 1 dhe 2 të ligjit për prokurori, aplikimet për të njëjtën duhet të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në shpalljen e konkursit. Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet ta flas në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jetë i aftë për punë dhe të ketë gjendje të mirë shëndetësore, të ketë diplomë universitare pranë fakultetit juridik në Republikën e Maqedonisë dhe nëse e ka ndërkombëtare duhet ta ketë të nostrifikuar, duhet të ketë përvojë në jurispodencë më së paku 8 vjet dhe me rezultate të dëshmuara në këtë fushë, të ketë kaluar provimin e jurispodencës dhe të jetë apo të ketë qenë profesor universitar i juridikut më së paku 10 vjet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU