TRUMP, MBRON 800 000 EMIGRANTË NË SHBA

414
0
SHPËRNDAJE

Dy krerë demokratë me Presidentin Donald Trump arritëm një marrëveshje që mbron nga deportimi mijëra emigrantë të rinj pa dokumente të rregullta. Shtëpia e Bardhë megjithatë mohon që muri të përjashtohet nga propozimet e paraqitura. Më e rëndësishmja për momentin është çështja e skemës DACA, e miratuar në kohën e Barack Obamas, një projekt që i ofronte mbështetje të rinjve të dërguar ilegalisht në Amerikë prej prindërve të tyre që fëmijë. Në fillim të muajit, Trump vendosi mbylljen e programit që mbron gati 800 000 vetë në SHBA, të cilëve u ofron njëkohësisht mundësi punësimi e studimi. Presidenti deklaroi më 4 shtator se skema do të mbyllej dhe Kongresit i la 6 muaj kohë në dispozicion për gjetjen e një plani zëvendësues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU