SONTE NË MESNATË SKADON AFATI PËR LISTAT E KANDIDATËVE

475
0
SHPËRNDAJE

Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për Zgjedhjet lokale 2017 përfundon sonte në mesnatë. Deri te komisionet zgjedhore komunale prej para disa ditëve, grupe votuesish dhe partitë kanë filluar t’i dorëzojnë listat e kandidatëve, edhe pse pjesa më e madhe e personave për të cilët qytetarët do të prononcohen tashmë janë shpallur.Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë afat prej 48 orëve t’i mënjanojnë parregullsitë.Listat që do të parashtrohen pas skadimit të afatit dhe nëse nga ato nuk mënjanohen parregullsitë e konstatuara do të hidhen poshtë. Listat e konfirmuara të kandidatëve KZK duhet t’i dorëzojë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) më së voni deri më 16 shtator për shkak të vërtetimit të orarit të listës së vetme të kandidatëve. Sipas Kalendarit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet më 18 shtator.Më së voni deri më 21 shtator KZK i publikon listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetarë të komunave, ndërsa në ato komuna në të cilat më së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, publikohen krahas gjuhës maqedonase dhe në alfabetin e tyre cirilik, edhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin që e përdorin qytetarët në atë komunë.Zgjedhjet e gjashta lokale janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU