LIGJI PËR GJUHËT NË SEANCË PLENARE, VMRO-DPMNE BLLOKON FOLTOREN E TALAT XHAFERIT

655
0
SHPËRNDAJE

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend u përballën verbalisht me kryetarin Talat Xhaferi. Ilija Dimovski, po kërkon që të tërhiqet ligji për gjuhën shqipe nga rendi ditor i seancës plenare.

Pas disa minutave diskutim mes Talat Xhaferit dhe Ilija Dimovskit, deputetët e opozitës u kthyen në vendet e tyre me premtimin se do të u jep pauzë.

Dimovski kërkoi debat publik për ligjin e gjuhëve, pasi sipas tij nëse ai miratohet do të shkelen kushtetua, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

“E para me këtë ligj shihet qartë se janë thyer dhe shkatërrohet marrëveshja e Ohrit.  Ne kërkojmë që ky ligj në tërësi të përputhet me ligjet e kushtetutës së R.M-së dhe M.O. E dyta kërkojmë të largohen të gjitha shkeljet e procedurave që kuvendi të punoj në një atmosfere normale dhe të debatoj për këtë ligj”, u shpreh Ilja Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës parlamentare thonë se projekt ligji bazën e ka në amendamentin pesë të kushtetutës, i cili deri tani nuk është zbatuar plotësisht. Dritë jeshile për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për Çështje Evropiane.

Deputetët miratuan vetëm pikën e parë të rendit të ditës, vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas për shkak të obligimeve partiake për zgjedhjet lokale, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe e caktoi vazhdimin për nesër.

Përgatiti: Zimer Jashari


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU