MAQEDONIA SI EVROPA PAS 30 VITEVE, INSTITUTI EKONOMIK I VJENËS PUBLIKON TË METAT

656
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Maqedonisë, do ta mbërrijnë standardin evropian të jetesës për 30 vite, edhe atë, me kusht që në vitet e ardhshme, të ketë rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm prej 4% dhe rritja ekonomike e Bashkimit Evropian të jetë 2%. Kjo u konstatua në  studimin më të ri të Institut Ekonomik të Vjenës. Kryeministri Zoran Zaev me optimizëm deklaroi se nuk do të pritet 30 vjet dhe shtoi se qeveria do ta rrisë pjesëmarrjen në eksporte, me qëllim që të ketë rritje më të shpejtë ekonomike.

“Qëllimi ynë është që rritja ekonomike të rritet për 5% të Bruto Prodhimit të Brendshëm, të rriten eksportet dhe të njëjtat të ristrukturohen drejt një përfshirjeje më të madhe të prodhimeve finale, teknologjisë dhe lëndëve të para vendore. Ky është plani ynë për rritjen ekonomike, nga i cili, përfitim dhe dobi të drejtpërdrejtë do të kenë të gjithë qytetarët, investitorët dhe e gjithë ekonomia”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër i RM.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev deklaroi se eksportet kanë rëndësi të jashtëzakonshme, sepse, sipas tij, Maqedonia është vend i vogël, me ekonomi të vogël, andaj duhet të orientohet drejt eksporteve.

“Aktualisht, pjesëmarrja jonë në eksporte është 50% nga Bruto Prodhimi i Brendshëm. Ky numër, në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte rreth 53%. Nëse nuk arrijmë në 60, 65, 70%, atëherë ne nuk mund të llogarisim të kemi rritje ekonomike. Është e nevojshme që ky numër të jetë shumë më serioz”, tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Angjushev paralajmëroi se nesër në Qeveri do të prezantohen masat për mbështetje të ekonomisë që do të mbështeten në tri shtylla. Ai u bëri thirrje kompanive të investojnë sa më shumë, sepse, sa më tepër që investojnë, aq më tepër do ta kenë mbështetjen e qeverisë.

Sipas studimit të Vlladimir Gligovor nga Instituti Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, problemet kyçe në 30 vitet e kaluara me të cilat është ballafaquar Maqedonia kanë qenë papunësia si një problem i vazhdueshëm, jostabiliteti dhe niveli i ulët i eksporteve.

Përgatiti: Armend Murseli


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU