1/4 E DEPONIVE TË EGRA DISLOKOHEN ME IPA, €30 MILION PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË LINDJE

706
0
SHPËRNDAJE

16 deponi të egra dhe mbi 100 lokacione mbeturinash planifikohen të dislokohen që nga shtatori i vitit të ardhshëm, me ndërtimin e Qendrës për menaxhim me mbeturinat në rajonin Lindor dhe Veri-Lindor.

Projekti prej 30 milion eurosh mbështetet nga IPA 2 fondet e BE-së, ku përveç objektit qendror në Sveti Nikollë, do të këtë edhe pika të ngarkim shkarkimit nëpër qytetet tjera të këtyre dy rajoneve, thotë zëvendësministri i ekologjisë, Jani Makraduli. Model, i cili sipas tij, duhet të ndiqet edhe nga Ndërmarrjet publike komunale të rajoneve tjera, meqenëse në Deponinë Drislla të Shkupit nuk u ndërtua fabrika e riciklimit, e paralajmëruar katër vjet më parë nga koncesioneri italian me vlerë prej 70 milion euro.

“Sipas marrëveshjes më koncesionerin nuk janë plotësuar të gjitha standardet, detyra e inspektoratit të Ministrisë ka mbetur që të shohim pse janë vonuar këto punime. Mendoj që para zgjedhjeve lokale, kjo është ndër temat më të trajtuara nga kandidatët e të gjitha partive politike, por pres prej tyre që si kryetar komunash të marrin nismë në bashkëpunimi me Ministrinë ekologjisë për zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Jani Makraduli, Zëvendësministër i Ekologjisë.

Nga Ministria e Ekologjisë thonë se deri në vitin 2020, në ketë çerek të territorit të shtetit, me qendrën e re do të riciklohen 50% e plehrave, si plastika, metali, letra, ndërsa qytetarët do të paguajnë më lirë faturat e shërbimeve komunale.

Nga departamenti i Bashkimit Evropian për fondet IPA në Maqedoni thonë se janë ndarë mjetet deri në vitin 2020.  Për ndërtimin e Qendrave të menaxhimit me mbeturinat në rajonet tjera, priten fonde pas tre vjetësh nga IPA 3.

“Ne kemi përgatitur dokumentacionin e duhur edhe për katër rajonet tjera me ndihmë të IPA fondeve, që janë për rajonin e Shkupit, të Vardarit, të Pellagonisë dhe të rajonit Jug-Perëndimor. Bëhet fjalë për investime të shumta, vetëm një projekt kalon shifrën e 30 milion eurove, andaj ka nevojë që të gjenden donacione të tjera për të realizuar ndërtimin e këtyre sistemeve”, tha Jadranka Ivanova, Drejtoreshë e BE-së për fondet IPA.

Problemi i plehrave do të zgjidhet për 370 mijë banorët e të dy rajoneve nga Kumanova deri në Berovë, me selektimin e mbeturinave ë 52 mijë kontejnerë të rinj dhe heqja e mbi 100 mijë ton mbeturinave për çdo vit, përmes 77 kamionëve të rinj sipas këtij projekti.

Pergatiti: Adnan Qaili


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU