DOKUMENTE FALAS PËR GAZETARËT, REGJISTRI QENDROR DO TË KËRKOJË ARSYEN E KËRKESËS

430
0
SHPËRNDAJE

Sot, Regjistri Qendror informoi se në çfarë mënyre gazetarët mund ta realizojnë të drejtën e tyre për të pasur qasje falas  në informacione, pas miratimit të këtij vendimi nga qeveria. Me vendimin e qeverisë bëhet e mundur që Regjistri Qendror dhe Agjencia e Kadastrit, në afat prej 30 ditëve, duhet t’u mundësojnë gazetarëve qasje falas në dokumentet publike që i lëshojnë këto institucione. Megjithatë, për gazetarët është kontestues fakti se në kërkesën e tyre, ata duhet të shënojnë se për çfarë temash hulumtuese i kërkojnë dokumentet.

“Në anën tjetër, në tarifën e Regjistrit Qendror, ekziston një nen që është shumë i qartë, sipas të cilit, nëse nuk doni të shënoni se për çfarë ju duhen informacionet, mund të blini 2000 informacione me 80% çmim më të ulët”, u shpreh Marija Boshkovska-Jankovski, Drejtoreshë e Regjistrit Qendror.


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU