SHKOLLAT E HARAÇINËS NUK KANË UJË, NXËNËSIT E HARAÇINËS VIKTIMA TË LOJËRAVE POLITIKE?!

244
0
SHPËRNDAJE

Për shkak të inateve mes oponentëve politik, fëmijët e shkollës fillore në Haraçinë janë të detyruar që të mbajnë ujë në çanta në vend të librave. Prindërit ankohen për mungesën e ujit, autoritetet komunale thonë që ka, por se dikush me qëllim e ka ndalur që të përfitojë pikë politike.

“Në mëngjes ka më tepër pastaj me kalimin e ditës dobësohet. Kemi pasur një ndërprerje pa dashur  dikund në shkollë  por edhe ajo është mënjanuar. Ndoshta pa qëllim apo pa vetëdije dikush e ka ndërprerë ujin që të ketë më shumë shtypje njëra pjesë ,kjo mund të jetë dhe  nuk mund  të themi lojë politike”, u shpreh Rexhep Bajrami, Drejtor i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Haraçinë”.
“Unë fillimisht do të thosha se këto janë lojëra politike. Dikush luan edhe me fatin e fëmijëve ,të nxënësve .Nuk është e vërtetë që nuk ka ujë sepse ne para disa javëve kemi hapur aty pus. Unë dje isha në teren dhe e pashë se janë në fazën e përfundimit të kyçjes  brenda të ujit dhe mund të themi se ka ujë të mjaftueshëm”, tha Kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi.

E derisa autoritetet të gjejnë se a është problemi tek sistemi i ujësjellësit, apo dikush qëllimisht po e ndal ujin, fëmijët janë ata që e pësojnë më së shumti.

“Ujë ndoshta ka sa për pastrim paradite , masdite nuk ka. Uji nuk është i pijshëm. Unë e kam vajzën këtu në shkollë ,është parashkollor dhe është e detyruar të barte ujë me vete  dhe nuk mund të marre fletore e libra për shkak të ujit ,sepse mund të lagen.”

“Fillimisht kemi problem me ujin e pijshëm. Vajza ime është ende parashkollore ,duhet të mbart gjys litër ujë prej në shpi  e deri këtu tek shkolla. Ajo duhet të barte edhe librat dhe fletoret .Dhe këtu prapë thonë që uji është I mirë”, u shprehën disa banorë.

TV21 disa herë ka raportuar për problemin me ujin që e ka Haraçina, mirëpo autoritetet si zgjidhje e kanë parë hapjen e bunarëve nëpër fshat, kurse për atë se a është uji i sigurt për pije apo jo, mbështeten tek përvoja e numrit një të ndërmarrjes komunale të ujësjellësit. Mirëpo komuna paralajmëron që më në fund do të bëj edhe testime për kualitetin e ujit.

Përgatiti: Elmedina Aliji


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU