NËNSHKRUHET MARRËVESHJE MES BeH DHE MAQEDONISË, PATENTA E SHOFERIT VLEN PËR DY SHTETET

860
0
SHPËRNDAJE

 

Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina nënshkruan marrëveshje për njohje të ndërsjellë të patentë shoferit të dhënë në njërin ose në shtetin tjetër. Me marrëveshjen organet kompetente të dy shteteve në mënyrë reciproke i njohin patentat e shoferëve të cilët i drejtojnë automjete në territorin e njërit ose shtetit tjetër. Përveç me BeH-në, deri më tani marrëveshje të tillë Maqedonia ka nënshkruar me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa në vijim është procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me Kosovën, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU