EUROSTAT: RRITJE E NUMRIT TË TË PUNËSUARVE NË NIVEL EVROPIAN

384
0
SHPËRNDAJE

Eurostat të mërkurën raportoi se niveli i rritjes së punësimeve në Eurozonë shënoi rritje të butë në tremujorin e dytë.
Në tremujorin e dytë, niveli i punësimeve u rrit për 0.4 %, pas një rritjeje për 0.5% që u shënua në tremujorin e parë.
Vit pas vit, rritja e nivelit të punësimeve po stabilizohet në 1.6%.
Në tremujorin e dytë, në Eurozonë numëroheshin 155.6 milionë të punësuar, gjë që paraqiste rekordin më të lartë të shënuar ndonjëherë.
Marrë në përgjithësi, niveli i punësimeve në vendet e Eurozonës, në çdo tremujor është rritur për 0.4%, apo 1.5 % në vit.
Në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, krahasuar me tremujorin e kaluar, rritje më të lartë të punësimit pati në Maltë, Spanjë, Greqi dhe Poloni. Për dallim nga këto vende, rënie të punësimeve është vërejtur në Kroaci, Letoni, Rumani dhe Estoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU