BE REKOMANDIME PËR KRYEMINISTRIN E RI TË KOSOVËS

410
0
SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian ka reaguar dy ditë pas zgjedhjes së kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i kujtuar punët që e presin si kryetar i ekzekutivit.
Nga kreu i AAK-së kërkohet të nisë menjëherë përpjekjet për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë.“Pas javësh të tëra paqartësish politike, – thuhet në deklaratën e plotë të zyrës së BE-së në Prishtinë, – krijimi i institucioneve është një hap tejet i rëndësishëm. Vendi përballet me sfida serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësinë e lartë dhe performancën e dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU