HARADINAJ ZYRTARISHT MERR POSTIN KRYEMINISTËR

434
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Qeverisë e Qeverisë së Kosovës. Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në një ceremoni solemne nga ish- kryeministri Isa Mustafa te kryeministri i ri i vendit Ramush Haradinaj. Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë. Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU