MINISTRI I JASHTËM I AUSTRISË KËMBËNGUL, KURC: BE-ja TË NDAL MENJËHERË BISEDAT ME TURQINË

599
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc, ka kërkuar sot që Bashkimi Evropian të ndal menjëherë bisedat për anëtarësimin e Turqisë në union, pasi që autoritetet në Ankara ja u tërhoqën vërejtjen qytetarëve turqë për udhëtimet në Gjermani.

“Vërejtja për udhëtimet në Gjermani nga ana e Turqisë është një dëshmi e re se duhet të ndërpriten menjëherë bisedimet për anëtarësim me këtë vend. Do të ishte gabim nëse vazhdojnë bisedat me Ankaranë”, u theksua në kumtesën e lëshuar nga Kurc.

Ai me këtë rast nënvizoi se Turqia ka tashmë disa vjet që me hapa të mëdhenj po largohet nga Evropa.

Që nga tentim-puçi vitin e kaluar, më shumë se 100 mijë persona janë arrestuar apo larguar nga puna, vuri në pah Kurc, duke shtuar se Turqia me këtë nuk përmbush kriterin e parë të Kopenhagës, që është baza për të nisur bisedat me unionin.

“Për këtë arsye do të vazhdoi të angazhohem për ndërprerjen e bisedimeve dhe më gëzon fakti se tani mendjen e kanë ndërruar edhe kandidati i socialdemokratëve për kancelar të Gjermanisë, Martin Shulc dhe ministri i Jashtëm, Zigmar Gabriel”, u theksua më tutje në komunikatë.

Shefi i diplomacisë austriake gjithashtu qartësoi se ndërprerja e bisedave për anëtarësim nënkupton se Turqisë nuk do t’i ndahej më ndihma para anëtarësimit në vlerë prej 4.4 miliardë euro, duke shpjeguar se sa më shumë që pret unioni, aq më shumë para do ti jepen Turqisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU