VËRSHIME NË ITALI, SË PAKU PESË TË VDEKUR, TRE TË ZHDUKUR

498
0
SHPËRNDAJE

Së paku pesë persona kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas stuhisë që goditi sot Italinë, ndërsa qyteti më i goditur është Livorno, në Toskanë.

Katër anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në një shtëpi të vërshuar në Livorno, ku pati reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat vërshuan rrugët, duke bartur me vete edhe automjetet.

I vdekuri i pestë u gjet në një rajon të shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa tre persona tjerë konsiderohen ende të zhdukur, raportoi shërbimi i zjarrfikësve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU