URAGANI “IRMA” GODET FLORIDËN

348
0
SHPËRNDAJE

Mbi 400 mijë amvisëri pa furnizim me rrymë, Trump kërkon nga qytetarët që të largohen

Uragani Irma, i cili gjatë natës është forcuar sërish në uragan të kategorisë së katërt, po vazhdon të lëvizë drejtë shtetit amerikan, Florida, me një shpejtësi të erërave prej 210 kilometra në orë. Ai tashmë ka goditur disa ishuj në jug të këtij shteti, si uragan i kategorisë së katërt.

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane për uragane, uragani gjendet rreth 115 kilometra larg Ki Vestit në Floridë dhe po lëvizë me një shpejtësi prej nëntë kilometra në orë. Me dhjetëra mijëra banorë, të cilët kanë shkuar në strehimore, po përcjellin lëvizjen e uraganit, qendra e së cilit ka lëvizur për disa kilometra, e që nënkupton se mund të mos godasë brigjet perëndimore të Floridës dhe qytetet si Majami dhe Tampa.

Qendra e uraganit, në mënyrën se si është duke lëvizur tani, mund të godas qytetin Shën Pitersburg, e nëse vazhdon të lëvizë drejtë ujërave të ngrohta të Gjirit të Meksikës, mund të rikthej fuqinë, para se të godasë sërish brigjet. Më shumë se 400 mijë amvisëri dhe firma në Floridë tashmë kanë mbetur pa furnizim me rrymë, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i bëri thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonat e rrezikuara që të largohen menjëherë nga aty dhe që mos të brengosën për pronat e tyre, duke shtuar se të mirat materiale mund të zëvendësohen, ndërsa jetët e tyre jo. Ai me këtë rast tha se siguria është në vend të parë. Trump më tutje shtoi se është i pikëlluar për viktimat e shkaktuara nga Irma gjatë rrugëtimit të saj nëpër Karaibe, ku ka ndjellë vdekje dhe shkatërrime.

Guvernatori i Floridës, Rik Skot, dha urdhër për evakuimin urgjent të një të tretës së popullatës së përgjithshme të Floridës. Skot më tutje shtoi se pjesët perëndimore me gjasë do të pësojnë një goditje të rëndë.

Mbi 6.3 milionë prej 21 milionë banorëve të Floridës ju është bërë thirrje që të evakuohen menjëherë. Gjatë një konference për shtyp, Skot qartësoi se banorët duhet të largohen menjëherë, jo pas një ore, por menjëherë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU