URDHËR PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE BËRTHAMORE NË KORENË E VERIUT

455
0
SHPËRNDAJE

Kim Jong Un tha se duhet të lëvizin edhe më tutje përpara zhvillimin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar vazhdimin e hulumtimeve shkencore, me qëllim të forcimit të kapaciteteve bërthamore të vendit. Lajmin e përcolli agjencia veri-koreane e lajmeve, KCNA.

“Duhet të lëvizim edhe më tutje përpara zhvillimin shkencor, me qëllim që të forcojmë kapacitetet bërthamore të nevojshme për vetëmbrojtje”, tha Kim në pritjen e organizuar për shkencëtaret, të cilët punuan në zhvillimin e bombës së hidrogjenit, e cila u testua javën e kaluar.

Testi i gjashtë bërthamor është fitore e madhe për popullin korean dhe një dëshmi se Koreja e Veriut është fuqi bërthamore, e cila posedon raketë interkontinentale balistike, me mbushje hidrogjeni”, tha Kim.

Koreja e Veriut testin e pestë bërthamor e ka zhvilluar më 9 shtator të vitit të kaluar, ndërsa të gjashtin para një jave. Ky veprim i Penianit nxiti kritika të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare dhe thirrjet për sanksione të reja.

Ndërkohë, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka ofruar sot përfshirjen e vendit të saj në bisedat eventuale për t’i dhënë fund krizës bërthamore me Korenë e Veriut.

“Nëse do të ishte e nevojshme pjesëmarrja jonë në bisedime, atëherë do të pranoja menjëherë”, tha Merkel në intervistën për mediat gjermane.

Ajo me këtë rast aludoi në bisedat shumëpalëshe, të cilat hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit. Këto bisedime u kryesuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Sipas fjalëve të saj, një format i ngjashëm i bisedave mund të përdorët edhe në grindjen me Korenë e Veriut rreth programit bërthamor dhe raketor të vendit.

Për krizën në Gadishullin e Koresë u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili programin bërthamor të Penianit e cilësoi si kërcënim për gjithë botën. Ai tha se ky program kërkon një përgjigje dhe reagim global, përfshirë këtu edhe reagimin e NATO-s./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU