RIKTHEHET VAN DIJK, DO TË LUAJË ME REZERVAT E SOUTHAMPTON

488
0
SHPËRNDAJE

Mauricio Pellegrino ka konfirmuar se mbrojtësi Virgil van Dijk, do të luajë me rezervat e Southampton, të hënën

26 vjeçari tashmë është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Southampton, por nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga muaji janar i këtij viti, për shkak të lëndimit që kishte pësuar.

“Virgil rikthehet pas një kohe të gjatë pa luajtur ndonjë ndeshje, kjo është ajo që më shqetëson tani. Gjithçka tjetër është normale”, ka theksuar Pellegrino, duke bërë të qartë se ky vendim ka të bëjë vetëm me gjendjen fizike të lojtarit, dhe jo me ndodhitë e merkatos verore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU