ILIR LATIFI MPOSHT TYSON PEDRON NË UFC

701
0
SHPËRNDAJE

Shqiptari i vetëm që është pjesë e garës më elitare të arteve marciale të përziera UFC, Ilir Latifi, është kthyer me fitore pasi ka mposhtur Tyson Pedron, i pamposhtur deri më tani.

Latifi kishte më shumë se një vit që nuk kishte pasur ndeshje pas humbjes së tij nga, Ryan Bader.

“The Sledgehammer”, apo “Çekani i madh” siç njihet ndryshe Latifi, pas humbjes nga Bader kishte pësuar edhe shumë lëndime prandaj kishte kohë të gjatë pa u përballuar në ring, megjithatë ia doli mjaftë mirë dhe mposhti Pedron, që shihet si njëri nga talentët më premtues në UFC.

Latifi tani ka 13 fitore në MMA, kundrejt pesë humbjeve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU