LSDM: PËR 100 DITË, QEVERIA ZBATOI REFORMA QË PËRMIRËSOJNË JETËN SOCIALE TË QYTETARËVE

484
0
SHPËRNDAJE

LSDM-ja sot përmes kumtesës vlerëson se në 100 ditët e para të mandatit Qeveria ka zbatuar një sërë masash me të cilat përparohet mbrojtja sociale, përmirësohet dhe lehtësohet jeta e gjithë kategorive të qytetarëve të Maqedonisë.

“Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi dhe furnizimi i 13 çerdheve të reja për fëmijë, me çka rritet kapaciteti për 682 fëmijë deri në fund të vitit, ndërsa kjo tendencë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Dy herë në vit do të ketë harmonizim të pensioneve, sipas harxhimeve për jetesë dhe rritjes së pagave. Pas harmonizimit të fundit, pensionistët do të marrin 2160 denarë shtesë për tërë vitin 2017”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast thuhet se u zgjodh edhe çështja shumë vjeçare e punëtorëve të falimentuar dhe rreth 3.000 persona nga kjo kategori e qytetarëve do të marrin nga 7.596 denarë në muaj.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, vazhdon t’i realizojë reformat e planifikuara që përmirësojnë jetën e qytetarëve, e përparojnë mbrojtjen sociale dhe sjellin më shumë para në buxhetet familjare”, thuhet në kumtesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU