NË TËRMETIN NË MEKSIKË JETËN E KANË HUMBUR TË PAKTËN 90 PERSONA

514
0
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave në tërmetin e fuqishëm që të enjten e goditi Meksikën u rrit në të paktën 90 persona, pasi autoritetet në shtetin jugor meksikan, Oahaka kumtuan se vetëm aty jetën e kanë humbur 71 persona.

Të paktën 15 njerëz e kanë humbur jetën në shtetin Çijapas, ndërsa katër në shtetin Tabasko, në Meksikën veriore.

Ekipet e shpëtimit në pjesën jugore të Meksikës ende janë në kërkim pas të mbijetuarve, ndërsa numër i madh i banorëve në rajonet e rrezikuara druajnë të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme.

Tërmet me intensitet prej 8,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, që të enjten e goditi Meksikën, është një nga më të fuqishmit në 100 vitet e fundit. më i fuqishëm është madje edhe se tërmeti që në vitin 1985 e shkatëroi Meksiko Sitin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU