Makron me kritika për Këshillin e Sigurimit të KB-së

TË FUNDIT

Presidenti francez Emanuel Makron ka kritikuar Këshillin e Sigurimit të KB-së, duke thënë se ai nuk ofron zgjidhje të dobishme.

Ai theksoi se një nga detyrat e tij është të përforcojë dhe të formojë Evropë të fortë politikisht.

“Nëse duam të vendosim bashkëpunim, shtyllat e ekuilibruara duhet të jenë në gjendje ta formësojnë këtë bashkëpunim rreth multilateralizmit të ri, pra të zhvillojnë dialog midis forcave të ndryshme, të nevojshëm për vendime të përbashkëta, e kjo aktualisht është e bllokuar. Më duhet të pranoj që sot, Këshilli i Sigurimit nuk po ofron ndonjë zgjidhje të dobishme”, deklaroi presidenti francez për revistën “Grejt Kontinent”.

Ai theksoi se nevojitet të rishikohen format e bashkëpunimit dhe të modernizohen strukturat e organizatës.