KIM DHA URDHËR PËR RRITJEN E POTENCIALIT BËRTHAMOR TË KORESË VERIORE

388
0
SHPËRNDAJE

Lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un dha urdhër që të vazhdojnë hulumtimet shkencore për rritjen e potencialit bërthamor të vendit, publikuan sot mediat koreanoveriore.

“Duhet ta përparojmë zhvillimin shkencor, që ta rrisim potencialin bërthamor për vetëmbrojtje”, deklaroi Kim në pritjen e organizuar për shkencëtarët, të cilët kanë punuar në bombën hidrogjenike.

Ai deklaroi se prova e gjashtë bërthamore “është fitore e madhe e popullit korean dhe dëshmi se Koreja Veriore është fuqi bërthamore, e cila ka raketë balistike interkontinentale me mbushje hidrogjenike”

Koreja Veriore provën e pesë bërtamore e ka kryer më 9 shtator të vitit të kaluar, ndërsa provën e gjashtë para një jave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU