MANCHESTER CITY 5 – 0 LIVERPOOL

445
0
SHPËRNDAJE

Derbi i kësaj jave përfundoi në një mënyrë që pak kush e ka pritur

Liverpool nuk mundi t’i bëjë ballë aspak furisë së Pep Guardiolës, duke pranuar 5 gola në një ndeshje që ishte shumë e tmerrshme për ta.

Sergio Aguero hapi “thesin” e golave qysh në minutën e 24ërt, e këtë e vazhdoi Gabriel Jesus në përfundimin e pjesës së parë në minutën 45, 8 minuta pasi Liverpool mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Sadio Mane-s, shkruan rtv21.tv.

Pjesa e dytë doli të jetë edhe më e keqe për Liverpoolin, pasi Gabriel Jesus përsëri rriti epërsinë me golin e dytë të tij në minutën e 53të, dhe talenti tjetër Leroy Sane u përkujdes për rezultatin përfundimtar duke shënuar dy herë në minutat 80të dhe 90të.

City me këtë fitore ngritet në vendin e parë me 10 pikë, 1 më shumë se Manchester United të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Liverpool mbesin në vendin e 5të me 7 pikë pas 4 ndeshjeve të zhvilluara./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU